Site icon Telegrafi

Jason Momoa vendos për një ndryshim drastik në shenjë proteste për mbrojtjen e ambientit

(Foto: Instagram/jasonmomoadiaries)

Jason Momoa i ka hequr flokët e tij të gjatë për të rritur ndërgjegjësimin për dëmtimin mjedisor të shkaktuar nga plastika njëpërdorimëshe.

Ylli i “Aquaman” ka treguar pamjen e tij të re në Instagram dhe më pas ka shpjeguar për fansat e tij pse vendosi të bëjë ndryshimin.

“Po i rruaj flokët, po e bëj për shkak të plastikës njëpërdorimëshe – jam lodhur nga këto shishe plastike, duhet të ndalojmë. Pirunët e plastikës, gjithë ato gjëra”.

“Ato shkojnë në tokën tonë, në oqeanin tonë. Unë shoh disa gjëra në oqeanin tonë që janë kaq të trishtueshme, kështu që po ju kërkoj të bëni gjithçka që mundeni për të eliminuar plastikën njëpërdorimëshe nga jeta tuaj – më ndihmoni”, ka thënë aktori në video.

Lexo po ashtu Jason Momoa endet pa bluzë me motoçikletë, ndërsa tregon me krenari fizikun e tij në Malibu

Aktori i “Dune” ka kërkuar gjithashtu: “Bëhuni më të mirë në mbrojtjen e tokës dhe oqeaneve tona”. /Telegrafi/

Exit mobile version