Telegrafi

Jason Momoa në rolin e Ozzy Osbourne në videoklipin e ri

Jason Momoa në rolin e Ozzy Osbourne (Foto: Screenshot/YouTube/Ozzy Osbourne)

Rokeri legjendar, Ozzy Osbourne, e ka publikuar një paraqitje të shkurtër të videoklipit të ri muzikor, ku rolin e këngëtarit e luan aktori Jason Momoa.

Kënga mban titullin “Scary Little Green Men”, ndërsa në videon e shkurtër të publikuar në YouTube, shfaqet aktori hollivudian duke bërë rolin e muzikantit të famshëm.

Ylli i serialit “Game of Thrones” dhe filmit “Aquaman” shfaqet i veshur si ikona e grupit “Black Sabbath” dhe këndon në mikrofon.

Lexo po ashtu Ozzy Osbourne pranon se vuan nga sëmundja Parkinson

Kënga e re e Osbourne është pjesë e albumit të ri të tij, “Ordinary Man”, ku marrin pjesë edhe muzikantë, si Slash, Duff McKagan, Elton John e Post Malone.

Ozzy Osbourne (Foto: Kevin Winter/Getty Images for dcp/Guliver)

Momoa është një fans i madh i zhanrit metal të muzikës, ndërsa është rritur duke i dëgjuar bendet legjendare, si “Metallica” e “Pantera”.

Madje në një intervistë të mëhershme, ka thënë se imazhi i tij është i ndërtuar dhe i frymëzuar nga bendet e muzikës metal. /Telegrafi/