Ylli i filmit hit “Aquaman”, Jason Momoa, e ka befasuar një çift martesor duke u paraqitur befas në dasmën e tyre në Havai.
Përkundër orarit shumë të ngjeshur, aktori gjen kohë që t’i mahnitë fansat e shumtë edhe në jetën reale.
Një çift ishte njoftuar me Momoan në Havai, ndërsa pas ceremonisë martesore, derisa Katie Meyers po fotografohej me bashkëshortin e saj, Brandon, në një plazh në Oahu, aktori i kishte befasuar duke u përfshirë në setin fotografik.
39-vjeçari, i cili ka lindur në Havai, po qëndronte atje në kuadër të shfaqjes së filmit “Aquaman” dhe befasisht u takua me çiftin që po bënte fotografi në periudhën e perëndimit të diellit.
Në ato çaste, Momoa shoqërohej nga miqtë dhe familjarët e tij, të cilët e uruan së bashku çiftin e ri – transmeton Independent.
“Deshëm t’i kapnim disa momente romantike nga dasma, ndërsa Jason Momoa, disa anëtarë të familjes së tij dhe miq, u shfaqën befas”, ka thënë Katie.
Momoa është aktor, skenarist, regjisor, producent dhe model, i cili është i njohur për portretizimin e Aquamanit nga DC Extended Universe, rol të cilin e ka filluar në vitin 2016 në filmin me superheronj, “Batman v Superman: Dawn of Justice”.
Në vitin e kaluar, ai e luajti këtë superhero në filmin “Justice League”, derisa këtë vit ka arritur shumë sukses me “Aquaman”. /Telegrafi/