Telegrafi

Jason Derulo “thyen dhëmbët” e Will Smith me shkop golfi në rrengun e ri për TikTok

Jason Derulo dhe Will Smith (Foto: Daily Mail)

Këngëtari i njohur, Jason Derulo, ka grumbulluar mijëra fansa në rrjetin social TikTok, përmes videove të ndryshme gjatë pandemisë coronavirus.

Postimet e tij janë nga më të ndryshmet, që nga përditshmëria e deri te ato qesharake, shkruan Daily Mail.

Së fundmi përmes një videoje në po të njëjtin rrjet social, Jason është parë duke i mësuar aktorit Will Smith disa leksione për golf.

Me qëllim që të jetë qesharake, duket se TikToku ka shkuar në mënyrë të gabuar, pasi aktori i njohur përfundoi me dhëmbë të thyer.

Derisa këngëtari po praktikonte të gjuante topin, në mënyrë të papritur shkopi që po përdorte ra në fytyrën e 51-vjeçarit (natyrisht, ky ishte një rreng dhe jo e vërtetë).

@jasonderulo

I don’t like this game @willsmith

♬ Rags2Riches (feat. ATR Son Son) – Rod Wave

Duke e marrë me sportivitet, Will iu drejtua: “Më jep disa copa akulli, ne kemi një problem këtu”.

Në një tjetër postim në rrjetin social Instagram, Smith kishte ndarë një video ndërsa shiheshin dhëmbët e tij të thyer.

“Duhet ta mos e ftoj Jason më të vijë tek unë”, ka shkruar ai në përshkrim duke e vazhduar kështu shakanë.

Sidoqoftë, thuhet se këngëtari i njohur tashmë po përfiton rreth 75 mijë dollarë për secilën video të postuar. /Telegrafi/