Telegrafi

Jasir Asani prezantohet te AIK Stockholm

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Jasir Asani është prezantuar te skuadra e re AIK Stockholm.

Mesfushori sulmues që bëri karrierë te i Partizani Tiranës në vitet e fundit, është transferuar te skuadra suedeze në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Ai ka pozuar me fanellën e klubit të tij të ri, foto që janë publikuar në faqen e klubit.

Ndërkohë që AIK bën gjithashtu të ditur se Asani do të debutojë ditën e enjte në një takim miqësor që do të luajë skuadra suedeze.

Në bazë të paraqitjeve që do të bëjë Jasir Asani me fanellën e AIK gjatë këtyre 6-muajve, klubi suedez do të vendosë nëse do ta blejë për 400 mijë euro nga Partizani.

24 vjeçari ka bërë karrierë me klube si Vardar, Shkupi dhe Pobeda para se të kalonte te Partizani. /Telegrafi/