Site icon Telegrafi

Me jashtëqitje në duar, Bill Gates mbështet “revolucionin e tualetit” – prezanton tualetin e së ardhmes (Foto/Video)

Filantropisti miliarder dhe themeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, kishte “duart plotë” derisa u paraqit në një skenë në Pekin të martën, duke treguar një kavanoz brenda të cilit kishte jashtëqitje njerëzore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një marifet i tillë ishte pjesë e fjalimit të tij në ngjarjen Reinvented Toilet Expo – një vitrinë për teknologjitë e reja të tualetit.

Bëhet e ditur se Fondacioni Bill & Melinda Gates ka shpenzuar më shumë se 200 milion dollarë për kërkime në këtë fushë gjatë shtatë viteve të fundit.

Aty gjithashtu thuhet se u shfaqën njëzet produkte të fundit të higjienës, me qëllim shkatërrimin e baktereve të dëmshme dhe parandalimin e sëmundjeve.

“Më duhet të them se një dekadë më parë nuk kam imagjinuar se do të dija aq shumë për jashtëqitjen”, ka thënë Gates me shaka në konferencë. “Dhe nuk kam menduar kurrë se Melinda do të më duhej të më thoshte të mos flisja për tualetet dhe llumet e fekaleve në tavolinën e darkës”, ka thënë ndër tjerash Gates.

Sipas mediave, sipërmarrësi po ndihmon në nisjen e ngjarjes tre ditore në Kinë – ku lideri Xi Jinping ka bërë një të ashtuquajtur “revolucion tualeti” në të gjithë vendin një prioritet politikash.

Sipërmarrësi i përshkroi shpikjet në shfaqje si “përparimet më të rëndësishme në kanalizime në afro 200 vjet”.

Por sa është e rëndësishme kjo?

Gjiganti teknologjik vuri në dukje se kavanoza e fekaleve pranë tij mund të përmbante “më shumë se 200 trilionë rotavirus … 20 miliardë baktere Shigella, si dhe 100,000 vezë parazitare”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), 2.3 miliardë njerëz në mbarë botën ende nuk kanë qasje në objektet bazë sanitare.

Kjo mund të shkaktojë sëmundje si kolera, diarre dhe dizenteri që vrasin qindra mijëra njerëz çdo vit.

Fondacioni ka thënë se shpresojnë që “tualeti i rizbuluar” së pari të futet në ndërtesa, si shkolla dhe ndërtesa banimi, përpara se kostot të ulen gradualisht dhe të bëhen të përballueshme për familjet.

Në mënyrë të veçantë, tualetet që përmirësojnë higjienën, thuhet se nuk duhet të lidhen në sistemet e ujërave të zeza dhe mund të “shndërrojnë” jashtëqitjet njerëzore në pleh. /Telegrafi/

Exit mobile version