Telegrafi

Jashtë kornizave të stilit të zakonshëm, Kejsi Tola vjen më atraktive dhe provokuese në fotosesionin e ri (Foto)

Këngëtarja joshëse Kejsi Tola është shumë e pëlqyer për vokalin dhe këngët e saj.

Ajo ka sjell shumë këngë të bukura ndër vite, si dhe numëron disa pjesëmarrje të suksesshme në festivale.

Është etiketuar gjithmonë si një këngëtare që tërheq vëmendjen mediatike me muzikë, dhe jo fotografi apo postime në rrjetet sociale.

Megjithatë, së fundmi Tola ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin vjen më ndryshe se asnjëherë më parë.

Jashtë kornizave të stilit të saj të zakonshëm, Kejsi Tola erdhi në disa poza më atraktive dhe provokuese në veshje, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në skenë.

Stili “gangsta” duket se i rri mjaft bukur këngëtares 25 vjeçare, fotografitë e së cilës kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/