Site icon Telegrafi

Jashtë kornizave të stilit ‘reper’, Stresi vjen ndryshe në imazhin e fundit (Foto)

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, është pa diskutim një prej reperëve më të përfolur në media.

Shpesh, fotografitë që publikon në rrjetet sociale, bëjnë që ai të flitet mjaft për jetën e tij private, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Stresi thotë se ka nevojë për doktor (Foto)

Stresi njihet tashmë për stilin e tij të hapur, gjë të cilën e transmeton edhe në çdo paraqitje.

Ai publikon mjaft shpesh fotografi në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet në stilin e tij të zakonshëm me veshje sportive.

Mirëpo, në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, reperi kësaj radhe vjen ndryshe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

I veshur me kostum të zi dhe shumë elegant, reperi doli nga kornizat e tij të stilit ‘gangsta’.

Me këtë paraqitje ai ka pozuar para lagjes së tij, në të cilën gjenden edhe mbishkrimet “Bad boy 4 life”, thënie e cila tashmë e karakterizon stilin e tij.

Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit për këtë fotografi kanë qenë të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version