Në vitin 1999, Qeveria e atëhershme e përkohshme e Kosovës, mori në mbrojtje kullën dhe një pjesë të asaj që sot quhet “Kompleksi Memorial Adem Jashari”, e cila as pas më shumë se 20 vitesh nuk u restaurua, e që për më keq është dëmtuar shumë që nga ajo kohë, e për punimet e së cilit është dhënë urdhër që të ndalen.
Pasardhësi i kësaj familjeje, djali i Hamzë Jasharit, Bekimi i cili tani është edhe kryetar i Komunës së Skenderajt për herë të parë në intervistën në “Përballje”, ka thënë se dikush ka dhënë një urdhër me shkrim që të ndalohet procesi i ndërtimit të këtij kompleksi.
Për emrin e personit, Jashari deklaroi se do ta bëj publik në momentin që ta marrë dokumentin në djalë, gjatë mbledhjes së ardhshme.
“Secili prej tyre ka thënë se është një vend i shenjtë, fjalë të mira prej më të ndryshmeve. Por, për fat të keq nuk kanë bërë. Aty është rrezik, vetëm Zoti, sepse aty nuk shpëton një ditë pa lëvizë diçka. Dje ishim në komitetin për kompleksin, edhe si kryetar edhe si anëtarë i familjes. E votuam mënyrën e procedurës, për kompaninë konsulentë. Këtë votim e kemi bërë edhe kur ka qenë Qeveria Haradinaj, të njëjtën formë e kemi votuar, kur ka qenë kryesues Fatmir Limaj dhe ka qenë drejtori i prokurimit të Qeverisë dhe e pyeta a ka qenë njëjtë dhe pse nuk e ke vazhdu tash edhe njëherë po duhet me votu, e ai më tha se ka pas urdhër me u ndalu procesi. Unë kam kërkuar që në mbledhjen tjetër ai me sjell atë dokument, që me tregu kush ka dhënë urdhër për të ndaluar procesin e ndërtimit të kompleksit “Adem Jashari”. Unë nuk pranoj ndryshe me vazhdu, pa e parë atë shkresë, që me e ndalu këtë proces, besoj javën tjetër del ajo në mbledhje”, tha Jashari. /Telegrafi/
Kompleksi memorial “Adem Jashari”, Prekaz/ Foto: Ridvan Slivova, 2019
Kompleksi memorial “Adem Jashari”, Prekaz/ Foto: Ridvan Slivova, 2019