Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj falënderoi kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministrin në detyrë Ramë Likaj, për mbështetjen që i kanë dhënë kërkesës së tyre për një pagesë shtesë për mësimdhënësit.
“E falënderoj kryeministrin dhe ministrin, që bënë të pamundurën që t’i dalin karshi kërkesës tonë për një shtesë në paga për të gjithë punëtorët e arsimit, duke pasur parasysh vështirësitë buxhetin”, ka thënë Jasharaj, shkruan Telegrafi.
Ai ka shtuar se nga e hëna do ta jetë një frymë e re në arsimin e Kosovës.
“Nga e hëna do ta kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës dhe obligohemi që të punojmë sa më shumë për ngritjen e cilësisë”, u shpreh Jasharaj.
Jasharaj shtoi se këtë shtesë do ta marrin punëtorët e arsimit nga çerdhet e deri në universitete brenda mundësive buxhetore që ka Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/