Site icon Telegrafi

Jashanica: Klubi im i ardhshëm është nga Rusia ose Belgjika

Mbrojtësi nga Kosova, Bajram Jashanica ka zbuluar kampionatet ku mund të transferohet nga klubi shqiptar, Skënderbeu.

Jashanica e ka nisur nga stoli takimin e të enjtes mbrëma ndaj Dinamos së Kievit, pasi sapo është rikthyer nga një dëmtim që e la jashtë fushave për disa ditë.

Megjithatë, interesimi për shërbimet e tij është i madh dhe emri i tij ka qenë gjithmonë i lakuar nga mediat për një transferim në kampionate të ndryshme.

Lexo po ashtu Formacioni i javës në Ligën e Evropës, gjendet edhe një shqiptar nga Kosova (Foto)

Mbrojtësi kosovar është futbollisti i radhës që pritet të largohet nga korçarët dhe ndoshta largimi i tij mund të bëhet qysh në afatin kalimtar të janarit.

 

Një gjë të tillë e ka pranuar vetë mbrojtësi llapjan në një deklaratë të dhënë për mediumin shqiptar Supersport.

“Është e vërtetë që po negociohet mbi shitjen time, sepse të gjithë e duam një aventurë në Evropë dhe nuk kam pse e fsheh”, ka thënë fillimisht Jashanica.

Lexo po ashtu Barjam Jashanica transferohet në Rusi

“Është ende herët për të treguar emra, por besoj se klubi im i ardhshëm do të jetë në Rusi ose Belgjikë”, përfundoi mbrojtësi llapjan.

Ndryshe, Skënderbeu sezoneve të fundit ka shitur shumë lojtarë, ku ndër ta: Bernard Berisha, Petar Olaynika dhe Liridon Latifi. /Telegrafi/

Exit mobile version