Telegrafi

Jarinjë, i dyshuari që ishte në ‘stop listë’ sulmon policët pasi tentuan ta arrestojnë 

Foto: Ilustrim

Një burrë i cili figuronte në stop listë, ka sulmuar zyrtarët policorë në Jarinjë deri sa mundohej t’i shmangej arrestimit.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari iu shmang arrestimit duke kaluar në pjesën e Serbisë, ndërsa rasti ka ndodhur të enjten në 17:40.

“SPK Jarinjë, 08.12.2022 – 17:40. I dyshuari mashkull i cili ishte në stop listë, gjatë tentimit për ta ndalur nga zyrtaret policorë i ka sulmuar policët dhe ka arritur që t’i shmanget arrestimit nga zyrtarët policor duke kaluar në pjesën e Serbisë”, thuhet në raport. /Telegrafi/