Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka hedhur poshtë duke e quajtur ‘marrëzi’ të hënën një pretendim që Jared Kushner (dhëndri i presidentit amerikan), i dha leje sundimtarit saudit Mohammad bin Salman për të arrestuar Jamal Khashoggi, para se të vritej.
Pretendimi u bë në një raport të revistës britanike konservatore të lajmeve The Spectator, pretendim që është publikuar edhe nga mediat tjera botërore, përcjell Telegrafi.
Raporti gjithashtu pretendonte se inteligjenca turke zbuloi thirrjen dhe presidenti Rexhep Erdogan më pas përdori informacionin për të detyruar Donald Trumpin të largonte trupat e tij nga Siria veriore.
Raporti pretendon edhe se hetuesit në Komitetin e Inteligjencës së Shtëpisë të udhëhequr nga Demokratët janë të vetëdijshëm për këto pretendime dhe po planifikojnë të “gërmojnë” më tej brenda tyre ndërsa ndjekin hetimin e fajësimit mbi marrëdhëniet e Trump me Ukrainën.
Ai gjithashtu pretendon se numri i ‘marrësve të informacionit’ të inteligjencës që kanë dhënë ose janë të gatshëm të japin prova për hetimin e Komisionit të Inteligjencës së Shtëpisë për Zgjedhje është shtatë, njëri prej të cilëve ka bërë pretendimin për Kushner.
Khashoggi ishte një kolumnist i Washington Post i cili në një moment u konsiderua afër familjes mbretërore saudite në pushtet, por më vonë u zhgënjye nga princi i ri i saj i fuqishëm.
Në tetor të vitit 2018, Khashoggi vizitoi konsullatën Saudite në Stamboll për të renditur dokumentet para se të martohej me të fejuarën e tij turke, Hatice Cengiz. Ai kurrë nuk doli më nga aty.
Qeveria turke tha se ka prova që Khashoggi u vra dhe trupi i tij u shpërbë.
Ndërsa, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Agjencia Qendrore e Inteligjencës dhe qeveritë e tjera perëndimore besojnë se Bin Salman urdhëroi vrasjen e Khashoggi.
Në intervistat e fundit me mediat amerikane, bin Salman tha se ai mban përgjegjësi për vrasjen e Khashoggi ‘sepse kjo ndodhi nën kujdesin tim’. Por ai mohon të ketë urdhëruar vrasjen. /Telegrafi/