Telegrafi

Jardim, një nga alternativat e Realit për trajner

Leonardo Jardim (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është duke menduar të emërojë në të ardhmen si trajner të skuadrës së parë portugezin, Leonardo Jardim.

Sipas ESPN, 44-vjeçari aktualisht është pa skuadër pasi muaj më parë ai është shkarkuar nga Monaco pas rezultateve të dobëta në fillim sezoni.

Aktualisht në krye të Los Blancos është Santiago Solari, por argjentinasi aktualisht është vetëm trajner i përkohshëm.

Leonardo Jardim në para-miqësoren ndaj VfL Bochum me AS Monaco (Foto: Christof Koepsel/Getty Images/Guliver)

Edhe pse Solari është duke e zëvendësuar mirë Julen Lopeteguin, në dy ndeshjet e para me Realin ka dy fitore.

Por, pavarësisht kësaj argjentinasi nuk shikohet si një zgjidhje afatgjate.

Lexo po ashtu Keylor apo Courtois? Skuadra apo presidenti?

Jardim më parë ka menaxhuar Bragan, Olympiakosin dhe Sporting CP para se të merrte drejtimin e Monacos në vitin 2014.

Te skuadra francezi ai qëndroi për katër vite, arritja më e madhe ishte gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/