Telegrafi

Japonia ndihmon Kosovën me 700 mijë dollarë sektorin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Japonia  do të ndihmojë sektorin e shëndetësisë  në Kosovë me 700 mijë dollarë.

Zemaj bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se sot ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawar, të cilin e falënderoi për mbështetjen vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën dhe ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19.

“Me z. Mitsunori Ogasawar, i ngarkuar me punë të Ambasadën e Japonisë bisedova rreth asistencës teknike që Japonia do t’i ofroj Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19. Ambasadori, Ogasawar njoftoi se ndër të tjera Japonia do të jep shumën financiare mbi 700,000 Dollarë për sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdoj ky bashkëpunim i afërt në mes të dy shteteve. E falënderova shtetin mik të Japonisë për mbështetjen vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të pandemise”, shkruan Zemaj. /Telegrafi/