Site icon Telegrafi

Japonia mbledh 500 agjentë për të luftuar vjedhjet e kriptovalutave

Japonia ka vendosur të bëjë një agjenci të re për të trajtuar më mirë krimin kibernetik. Qendra me bazë në Tokio mbledh 500 analistë dhe hetues, të cilët do të luftojnë vjedhjet e kriptovalutave. Autoritetet shpresojnë të trajtojnë çështjet e sigurisë në internet në një mënyrë më efikase. Mbi tre milionë përpjekje për të vjedhur informacionin dixhital janë regjistruar vitin e kaluar. Hakerët kanë vjedhur fonde me vlerë mbi 17 miliardë jen japonez.

Lexo po ashtu Çmimi i Bitcoin vazhdon të ngritët

Vetëm vitin e kaluar, hakerët vodhën 6.3 milionë vlerë të kriptovalutave. Në janar hakerët vodhën mbi 550 milionë dollarë amerikanë nga CoinCheck dhe policia ende po heton vjedhjen, shkruan Telegrafi.

Krimi në hapësirën kibernetike është bërë një çështje e vërtetë në Japoni. Më shumë se 3 milionë përpjekje për të vjedhur të dhënat e ruajtura në kompjuter janë regjistruar në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version