Volodymyr Zelenskyy ka falënderuar Japoninë dhe kryeministrin e saj për ndihmën financiare prej 7.6 miliardë dollarësh që i ka dhënë Ukrainës.
Japonia gjithashtu ka pranuar të shërojë disa ushtarakë të plagosur ukrainas dhe ka dërguar 100 kamionë shtesë.
Udhëheqësi ukrainas tha se ai informoi kryeministrin japonez, Fumio Kishida, mbi situatën në vijën e frontit dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së politikës së sanksioneve ndaj shtetit rus.
Met with the Prime Minister of Japan @kishida230.
Thanked the Head of 🇯🇵 Government for the invitation to participate in the #G7 Summit.I am grateful to Japan for the $7.6 billion package of financial assistance that was previously allocated, as well as for the decision to…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 21, 2023
Kishida ka qenë forca shtytëse pas përzgjedhjes së Hiroshimës si vendi i samitit të G7-s, me një dilemë unike.
Nga njëra anë, ai është i prirur të promovojë vizionin e një bote pa armë bërthamore, i cili ka qenë prej kohësh një gur themeli i retorikës së tij politike.
Nga ana tjetër, ai është i vetëdijshëm për shqetësimin e përhapur të brendshëm mbi agresionin nga fqinjët e armatosur me armë bërthamore.
Akti i vështirë balancues i liderit japonez mund të shihet qartë në fokusin dërrmues të G7-s në ndërtimin e mbështetjes për mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë të armatosur me armë bërthamore, i theksuar nga paraqitja personale e Zelenskyy në Hiroshima. /Telegrafi/