Kryetari Kyotos, Daisaku Kadokawa, i dashuruar pas veshjeve kimono i ka dërguar një letër Kim Kardashian West që të rishqyrtojë vendimin rreth emrit të veshjeve të brendshmeve.
Zeshkania, e cila ka 134 milionë ndjekës në Instagram, javën e kaluar shkaktoi debat në rrjete sociale kur prezantoi të brendshmet të quajtur sipas veshje tradicionale japoneze.
“Kimono është një veshje tradicionale etnike të botës sonë të pasur. Historia njeh përpjekjet e palodhshme dhe studimet e paraardhësve tanë. Kjo është një kulturë që ushqehet dhe përcillet tek pasardhësit”, ka shkruar Kadokava, i cili është i njihet se edhe në detyrat zyrtare shtetërore vishet me kimono.
Jo vetëm japoneze, por edhe turistë të huaj shpesh ecin përreth Kiotos dhe veshin kimono, tha ai, duke shtuar se qyteti i tij është duke u përpjekur që ta regjistrojë në listën e UNESCO-s si trashëgimni kulturore jomateriale.
Mesazhi iu dërgua në gjuhën angleze bukuroshes gjersa u bë publike edhe në faqen zyrtare të kryetarit të komunës në Facebook.
Kimi, megjithatë, pohoi “The New York Times” se nuk e kishte ndërmend të krijonte gjëra që i ngjajnë kimonove, as ta paraqesin këtë veshje si diçka negative. /Telegrafi/
Daisaku Kadokawa, the mayor of Kyoto, has written a letter to Kim Kardashian asking her to reconsider trying to trademark "Kimono," saying in part: "Kimono and its culture … should not be monopolized." Somehow I doubt she cares. pic.twitter.com/XKOfZJKmMc
— ʙᴏʏᴢ ɪɪ ᴍᴇɴɢ (@henrikmeng) June 30, 2019