Site icon Telegrafi

Janushev: Do të vijë dita kur do të përgjigjeni për këtë (Video)

Nëpërmjet një konference për shtyp të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, anëtari i kësaj partie Igor Janushev  tha se kjo çfarë po  ndodh është goditje ndaj demokracisë.

“Anëtarët e  OBRM-PDUKM-së shqetësohen nga polica. Asnjëherë s’ka pasur keqpërdorim të këtillë të policisë. Kjo është kurth për të gjithë ata që mendojnë kundër, dhe të gjithë që kundërshtojnë politikën e Zaevit”, tha Janushevi duke shtuar se  Zaevi për këtë i përdor mediat, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, OBRM-PDUKM-ja është viktimë e paaftësisë së Zaevit dhe se do të vijë ditë kur do të përgjigjen për këtë.

Lexo po ashtu Policia kërkon Nikolla Gruevskin në selinë e partisë së tij (Video)

Ai përmendi se kot janë kontrolluar anëtarët e OBRM-PDUKM-së në selinë kryesore të kësaj partie.

“Nëse mendoni se do të frikësohemi, gënjeheni”, tha mes tjerash Igor Janushev./Telegrafi/

Exit mobile version