Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj vendimit të Gjykatë Penale për rastin e PSP-së “Talir”, ku të akuzuar janë ish-lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski, deputeti Ilija Dimovski, ish-sekretari i kësaj partie Kirili Bozhinovski dhe ish-ministri Mile Janakieski.
Sekretari i OBRM-PUKM-së, Igor Janushev, tha se fabrikimi i akuzave për rastin “Talir”, ku sipas raportimeve të mediave është pranuar nga Gjykata Penale, është një tjetër përpjekje për presion politik për heshtur OBRM-PDUKM-në në prag të ndryshimeve kushtetuese, për ndryshimin e emrit dhe identitetin.
“PSP sipas direktivave të qeverisë, krijon mekanizma për pazare, shantazhe dhe presione mbi OBRM-PDUKM-në, që të pranojë ndryshimet kushtetuese që nuk janë të pranueshme për ne me çdo çmim”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje shtojnë se rasti “Talir” është konstruksion i pastër politik, e cila nuk ka të bëjë me drejtësinë por me politikat e Zaevit, për shantazhe dhe kërcënime./Telegrafi/