Shefi i shtabit të OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, pas përfundimit të procesit të votimit, në konferencë për shtyp akuzoi se pushteti sot ka bërë keqpërdorime dhe ka pasur blerje të votave.
Ai tha se në sipas informacioneve të tyre, kandidatja Gordana Siljanovska është në epërsi dhe do të korr fitore në këto zgjedhje, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Populli është ngritur kundër qeverisë së Zaevit. Populli tregoi se kërkon drejtësi, parim dhe vlera. Duhet të potencojmë se qeveria sot nuk ishte në detyrën e saj. Këto parregullsi nuk janë asgjë, por panik dhe frikë e pushtetit. Dyshimet tona tregojnë se ka pasur votim të organizuar, blerje dhe keqpërdorim të policisë”.
“Do të fitojmë. OBRM-PDUKM-ja po kthehet nga dera e madhe”, tha mes tjerash Janushev.
Ndryshe, rreth procesit zgjedhor pritet të prononcohet edhe Hristijan Mickoski dhe vetë kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova./Telegrafi/