Telegrafi

Janushev: Pajtohem që Gruevski ikte nga duelet televizive

Sekretari i përgjithshëm OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev pohon se ish-kryeministri Nikolla Gruevski, gjatë kohës së qeverisjes së tij ikte nga duelet televizive me kundërshtarët e tij. Ai tha se edhe Zaev ikën prej dueleve televizive.

“Jemi të hapur për duele, vlerësojmë se në këtë mënyrë qytetarët do të shikojnë dallimin në mes Siljanovskës dhe Pendarovskit.

Për më shumë se një vit Zaev ikën nga dueli, shpresoj që Pendarovski mos ta bëjë këtë. Qytetarët do të kenë mundësi që të shikojnë dallimin dhe atë se Siljanovska është disa vite më para prej Pendarovskit”, tha Janushev për “1Tv”.

Janushev gjithashtu tha se OBRM-PDUKM nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/