Site icon Telegrafi

Jankulloska për vendimin e Gjykatës së Lartë: Ky është vendimi gjyqit

Ish-ministrja për Punë të Brendshëme, Gordana Jankullovska nuk ka dashur të përgjigjet nëse ajo priste që Gjykata e Lartë, e drejtuar nga Jovo Vangellovski, ta shpëtojë atë nga burgu dhe t’a mundësonte një verë të qetë. Jankulloska duhej të paraqitej në burgun e Idrizovës më 1 korrik, por Gjykata e Lartë vendosi të anulohet vendimi për mbajtjen e burgut prej katër vjetësh për blerjen e “Mercedesit” të blinduar luksozë.

Jankulloska me anë të një mjeti të jashtëzakonshëm juridik i kërkon Gjykatës së Larët që të shqyrtojë vendimin.

Në pyetjen se a e priste një vendim të tillë për rastin “Tanku”, Jankullovska për “Alsat” tha se “Ky është vendimi gjyqit”.

Sipas një pjese të avokatëve, vendimi i Gjykatës së Lartë është e kontestueshme.

“Mendoj se ky hap i Gjykatës së Lartë është kundër sundimit të ligjit ose duke u përpjekur për të arritur çdo gjë nga pak. Prandaj theksoj dhe mendoj se procesi i verifikimit është i nevojshëm në Republikën e Maqedonisë për gjykatat dhe prokurorët, pavarësisht nga raportet ndërkombëtare. Ka disa gjëra që ne qytetarët i shohim më mirë se ata që monitorojnë”, tha Arta Bilalli, profesoreshë universitare.

Lexo po ashtu Jankulloska nuk shkon në burg, Gjykata e Lartë ia pranon ankesën për shtyrjen e vuajtjes së dënimit

Jankulloska para dy muajve mori një shtyrje të dënimit me burg për shkak të fëmijës së saj që nuk kishte mbushur ende një vjet. Pas shtyrjes, Gjykata Penale e caktoi që prej 1 korrikut ajo të shkoj në burg. Por vetëm një javë para këtij afati, Jankulloska mori shpëtimin nga Gjykata e Lartë, sipas të cilës shtyhet vendimi me burg./Telegrafi/

Exit mobile version