Site icon Telegrafi

Janko Baçev: Dita e djeshme në Bruksel ishte e rëndë për Maqedoninë

Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme” Janko Baçev, pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ka deklaruar se dita e djeshme në Bruksel ishte e rëndë dhe e trishtuar për vendin.

“Dje në Bruksel ishte ditë e trishtuar dhe e rëndë për Maqedoninë, me nënshkrimin e protokollit qasës me organizatën gjenocide NATO-n, pasi u fshi emri maqedonas, identiteti, historia dhe tradita e popullit maqedonase”, thotë Baçev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO (Video)

Ai ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, e ka quajtur spiun i CIA-s, i cili sipas Baçevit, ka nënshkruar në emër të kësaj gjenerate fshirjen e kombit maqedonas.

Ai thotë se iniciativa “Maqedonia bllokon”, pjesë e së cilës është edhe partia e tij, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare kur do të mbahen, do ta shfrytëzojë të drejtën për ta anuluar marrëveshjen me Greqinë./Telegrafi/

Exit mobile version