Zëvendës-ministri i Mjedisi Jetësor, Jani Makraduli në “Studion e hapur” tha se “njëra nga punë kryesore që ne u pajtuam ishte se ajri është i ndotur dhe nuk ikim nga kjo, ndërsa unë konsideroj se kjo është një nga sfidat më të mëdha, jo vetëm për Ministrinë e Mjedisit Jetësor por edhe për gjithë Qeverinë.
Makraduli ndotja e ajrit është problem që kërkon një qasje të integruar dhe se në nivel operativ është ngritur grupi punues ndërministror që kujdeset dhe definon masa, për t’u shmangur dhe të mos jetohet në iluzion se ajri është i pastër dhe se janë ulur ditët e alarmimit dhe informimit për shkak se në të kaluarën ajri ka qenë më i ndotur, ndërsa tani janë ulur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ndamë disa detyra, për fat të keq disa u kryen disa jo. Disa institucione dështuan dhe këtu duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë. Vonohet procesi i kategorizimit të automjeteve, në të gjitha komunat e plotësuan obligimin që në Këshill të sjellin plan për menaxhimin me ajrit. Në përputhje me ligjin, gjithkund ku ka stacione matëse, ata duhet ta bëjnë. Ne vendosën dy stacione, njërën në Gostivar dhe tjetrën në Strumicë”, tha Makraduli./Telegrafi/