Site icon Telegrafi

Janeva sot do të merr pjesë në seancën kryesore për rastin ‘Puç’?

Siç u njoftua edhe dje nga PSP, sot është caktuar seanca kryesore për lëndën “Puç”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë do të merr pjesë edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

Siç theksoi edhe dje Prokurorja Lençe Ristoska, nëse ka kushte kushte për mbajtjen e seancës kryesore, PSP është e gatshme për lëndën ‘Puç’.

Në rastin “Puç” akuzohet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe ish drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundër zbulim, Zoran Verushevski, si dhe disa persona tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version