Site icon Telegrafi

Janeva: Ripozicionimet në Gjykatën Penale bëhen për të penguar punën e PSP-së

Kativa Janeva dhe Fatime Fetai janë prokuroret e para në histori të Maqedonisë, që kanë marrë dënim nga Gjykata Penale me arsyetimin se nuk e respektojnë Gjykatën. Dënimi u shqiptua nga kryetarja e Penales, Tatjana Mihajllova, e cila e udhëheq lëndën për protestat e dhunshme në Komunën Qendër, në të cilat i akuzuari i parë është Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, e kontaktuar nga Nova TV është përgjigjur në pyetjen se çfarë pret nga gjykimi për Nikolla Gruevskin dhe cili është qëndrimi i PSP-së për ripozicionimin e gjykatësve në Gjykatën Penale.

“Gjykata e drejtuar nga kryetarja në detyrë, Tatjana Mihajllova, po mundohen të adaptojnë gjykatësit e Gjykatës Penale që të pengojnë punën e PSP-së. Këtë e thash edhe në lidhje me kërkesat për kontroll të disa të dyshuarve, të cila u refuzuan. Gjykatësit përgjegjës i’u morën lëndët dhe i’u dhanë një gjykatësi tjetër që të vendos me kërkesë të tyre. Përceptimi jonë është se Gjykata Penale dëshiron ta pengojë punën tonë”, deklaroi Janeva për Nova TV./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ripozicionohen gjykatësit në Gjykatën Penale në Shkup
Exit mobile version