Site icon Telegrafi

Janeva: Për “Titanik” kërkuam paraburgim për Gruevskin, por Gjykata Penale refuzoi kërkesën

Prokurorja e PSP-së, Katica Janeva për 1Tv tha se “për lëndën “Titanik” kërkuan paraburgim për Gruevskit, por Gjykata Penale na refuzoi dhe solli masa tjera kujdesi”.

Janeva shprehet optimiste se Gruevski do të ekstradohet në vend dhe do të gjykohet edhe për akuzat tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu A është i mundur ekstradimi derisa zgjat procedura për azil?

Për rastin “Tanku” ku Gruevski është dënuar me dy vite burg ne nuk kërkuam paraburgim duke vlerësuar se ai rregullisht vinte në gjykatë dhe është deputet në Kuvend”, tha Janeva duke shtuar se institucionet nuk duhet ta çojnë fajin te njëra-tjetra për arratisjen e tij./Telegrafi/

Exit mobile version