Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, sot është në ditën e dytë të debatit kuvendor në lidhje me raportin dhe punën e PSP-së për 6 muajt e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjet e deputetëve për të akuzuarin Zoran Zaev, i cili është akuzuar në rastin ‘Puç’, Janeva tha se do ta pyes edhe atë, kur gjykata do ta caktojë seancën, që është më 1 nëntor.
‘Nuk kam marrë deklaratë nga Zaev. Do ta pyes të akuzuarin Zaev në rastin ‘Puç’, kur gjykata do të caktojë që çështja të gjykohet’, tha Janeva.