Site icon Telegrafi

Janeva: Nuk frikësohem sepse kam mbështetje nga Gruevski

Prokurorja Speciale, Katica Janeva, para Komisionit kuvendor për sistem politik tha se nuk frikësohet nga ndonjë pyetje nga deputetët sepse ka mbështetje të plotë nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski ku qëndron plotësisht pas raportit të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Unë jam e nderuar të shpjegojë raportin e parë. Nuk kam frikë nga përgjigjet, sepse për shkak se unë kam mbështetjen kryesisht nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Interesi i OBRM-PDUKM-së nuk është më i rëndësishëm sesa i qytetarëve’, tha Janeva në seancë.

Ajo theksoi se është nevoja të ndryshohen disa ligje për të mbrojtur dëshmitarët dhe tha se ka nevojë për kohë për të zbuluar të gjithë kriminelët nga “bombat”.

Një orë ka kaluar sherri parlamentari midis qeverisë dhe opozitës mbi të cilën se kush i pari do t’i parashtroj pyetje Janevës.

Seanca u ndërpre për të përcaktuar rendin e pyetjeve.

OBRM-PDUKM ka kërkuar që për shkak të festës së sotshme, seanca e komitetit të përfundojë në orën 18:00. /Telegrafi/

Exit mobile version