Foshnja juaj ka zbathur këpucët, ndërsa juve ju kap tmerri kur e shikoni të zbathur
Një artikull i botuar nga Universiteti Complutense i Madridit propagandon fuqishëm që foshnjat të jenë zbathur.
“Kur ua mbathin këpucët, ato privohen nga informacioni i dobishëm perceptues që mund të luajë një rol të rëndësishëm në sistemin e tyre nervor qendror”, thonë ekspertët.
Ekspertët nga ky Universitet publikuan një studim të quajtur “Pediatria parandaluese: Foshnjat e zbathura bëhen fëmijë më të zgjuar” dhe nxisin pasione, transmeton Telegrafi.
Pra, gjatë gjithë hulumtimit, ata kritikojnë shitjen dhe reklamimin e këpucëve për fëmijë dhe rekomandimin e tepërt pediatrik se këpucët duhet të jenë në këmbë, gjë që është një veprim i nevojshëm vetëm për t’i mbajtur këmbët të ngrohta, thonë ekspertët.
Gentil García, podolog, paralajmëron se mbulimi i këmbëve të një fëmije privon perceptimin e pozicionit dhe lëvizjes së trupit të tyre në raport me hapësirën.
Sipas këtij eksperti, aftësitë motorike të fëmijëve zbathur piqen më shpejt, me koordinim vizual dhe manual.
Ai thekson rëndësinë e lënies foshnjave zbathur dhe pohon se këmbët janë një mënyrë për të informuar foshnjën për botën e jashtme përmes së cilës ai njihet me sipërfaqe dhe tekstura të ndryshme.
Në fushën e neurologjisë, besohet se këmbët e fëmijëve janë më të ndjeshme ndaj prekjes së duarve derisa fëmijët të jenë dhjetë muajsh, kështu që gjatë atyre muajve të parë të jetës, këmbët kryejnë një funksion të rëndësishëm të eksperimentimit të tyre.
Të rriturit shpesh ndihen nervozë kur shohin foshnja zbathur, por fëmijët janë shumë më të rehatshëm dhe preferojnë të jenë lakuriq dhe zbathur sesa të veshur.
García pohon se, përveçse zbathja i bën fëmijët më të lumtur, gjithashtu kontribuon në koordinimin më të mirë e më të shpejtë dhe i ndihmon ata të arrijnë një lidhje më të thellë me mjedisin.
/Telegrafi/