Site icon Telegrafi

Janë super çift, Mozzik dhe Loredana 11 milionë për një javë me “Bonnie & Clyde”

Loredana (Foto: Instagram/Loredana)

U konsideruan si super çifti i ri i estradës dhe këtë status po e vërtetojnë.

Mozziku dhe Loredana vetëm një javë pas publikimit të videoklipit të ri po shijojnë suksesin e tyre në mënyrë të hatashme.

Plot 11 milionë klikime u regjistruan në kanalin e tyre zyrtar në rrjetin social YouTube, çka vërteton suksesin.

Reperi dhe e dashura e tij dominuan edhe në Spotify – në gjysmën e Evropës.

Vetëm Raf Camora zuri rrugën e tyre për vendin e parë, edhe pse atë e prekën me këngën e tyre në 24 orët e para në Zvicër, Gjermani dhe Austri.

Mozzik konsiderohet një prej reperëve më të kërkuar për momentin edhe pse nuk po realizon koncerte.

Krijimi tjetër i suksesshëm i tij është “Papa” që po ashtu u pëlqye nga publiku.

Ndërkaq, Loredana u bë e njohur me projektin “Sonenbrille” që po ashtu u prit shumë mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version