Site icon Telegrafi

Janë shitur të gjitha biletat për derbin Inter – Milan, zikaltrit vendosin rekord përfitimesh në futbollin italian

Mbrëmja e se dielës do të jetë e rezervuar për derbim më të madh lokal në Itali, por jo vetëm. Po flasim për ndeshjen ndaj Interit dhe Milani.

Klubi zikaltër ka njoftuar se të gjitha biletat janë shitur, pra për tifozët do të jetë një natë magjike.

E bukura është se Interi ka inkasuar 4.8 milionë euro nga ky takim dhe kjo është një rekord absolut në futbollin italian. Vetëm El Clasico pritet të arkëtojë më shumë këtë sezon se Derby della Madonnina

Një nga korografitë më të mira nga tifozët e Interit. Në qendër të saj shikohet edhe flamuri i Shqipërisë

Nerazzurrët do tentojnë që të triumfojnë në këtë takim dhe kështu t’i përzënë ‘kushërinjtë’ poshtë top dhjetëshes në tabelë.

Por, kuqezinjtë të cilët vijnë pas dy humbjesh në këtë takim e dëshirojnë një fitore më shumë se kurrë.

E diel, nga ora 20:45, do të kemi përballjen mes filozofisë fituese të Luciano Spallettit dhe shpenzimeve faraonike të Milanit.

Aktualisht Interi është në pozitën e dytë me 19 pikë, kurse në xhiron tjetër luan ndaj Napolit.

Milani është në pozitën e shtatë me 12 pikë, ndërsa në xhiron tjetër luan kundër Genoas. /Telegrafi/

Exit mobile version