Si të përballeni me këtë dukuri të zakonshme gjatë muajve të ftohtë
Avulli mjegullon dritaret kur lagështia në ajër bie në kontakt me një sipërfaqe të ftohtë siç janë dritaret.
Gjatë muajve të dimrit, kjo dukuri është e zakonshme, sepse ngrohja është ndezur, ndërsa ajri jashtë është i ftohtë.
Gjithashtu, dritaret mund të jenë të mjegulluara për shkak të gatimit të ushqimit ose dushit, transmeton Telegrafi.
Si të parandaloni kondensimin në dritare?
Kjo është një dukuri e zakonshme gjatë dimrit dhe mund ta zgjidhni thjesht duke fshirë xhamin.
Hapja e një dritareje
Kujdesuni që të hapni dritaret rregullisht. Është e rëndësishme të balanconi ajrin e shtëpisë me ajrin e jashtëm.
Organizoni bimë shtëpie
Bimët e brendshme në një pjesë të shtëpisë ose dhomës do të ndikojnë në faktin që lagështia të mblidhet vetëm në atë zonë. /Telegrafi/