Si në filma aksion të Hollywood-it, një mjeshtër i biçikletave ka arritur në sekondën e fundit të shpëtoi dy djemtë e tij nga goditja e drejtpërdrejt me një veturë që kishte humbur kontrollin.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur një burrë arrin t’i kapë dy fëmijët e vet që ishin vetëm disa centimetra larg veturës që po vinte me shpejtësi të madhe që përfundon e përplasur në murin e një lokali, transmeton Telegrafi.
Por ajo çfarë bie më shumë në sy është trimëria, reagimi i shpejtë dhe aftësitë e veçanta të këtij babai, të cilin përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë krahasuar atë me një yll të filmave aksion.
Videoja është postuar sot nga Gossip Village, dhe një grup tajvanezësh në Facebook, dhe është shikuar mbi 829 mijë herë. /Telegrafi/