Telegrafi

Janë hapur për publikun dy piramidat më të vjetra egjiptiane

Egjipti i ka hapur për herë të parë për publik, dy piramidat më të vjetra, në mënyrë që të mbledhë sa më shumë turistë.

Ministri i Antikitetetve, Khaled el-Anany ka njoftuar për hapjen e piramidës Bent, si dhe piramidës satelit të saj Dahsur, që është një varr mbretëror, transmeton Telegrafi. Të dyja ndodhen rreth 40 kilometra larg kryeqytetit Kajro, teksa janë pjesë e nekropolit Memphis.

Ato janë mbajtur mbyllur, në mënyrë që të bëhen kërkimet e duhura arkeologjike, ndërsa hyrja u lejohej vetëm arkeologëve dhe studiuesve të ndryshëm.

Gjatë vitit 1965, në këto piramida është gjetur një koleksion me sarkofagë, maska për funerale si dhe mjete për përpunimin e tyre që datojnë që nga viti 664 Para Erës Sonë. Piramida Bentu, e ndërtuar në mbretërinë e faraonit Sneferu, daton që nga viti 2600 Para Erës Sonë, ndërsa është e veçantë për dy struktura të brendshme.

Sipas El-Ananay kjo piramidë, prezanton tranzicionin e formës së piramidës, që nga Dosjes Spet Piramid dhe Meidum Piramid. Raportohet se ndërtimi i tyre është bërë në tokë shumë të butë dhe gjithnjë kishte rrezik, se mund të shembej me kohë.

Arkitektët i kanë forcuar disa anë të piramidave, në mënyrë që të përballojë peshën e vizitorëve të shumtë, që së pritet të shkojnë për të vizituar këtë objekt të lashtë. /Telegrafi/