Mediat greke raportojnë për vrasjen e orëve të para të mëngjesit në Halkidiki, ku mbeti i vrarë 39 vjeçari nga Shkupi, i njohur si O.B. Shoku i tij, 45 vjeçari S.S ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në spitalin e Polygyros.
Në një raportim të EPT news thuhet se policia greke po kryen procedurat e nevojshme, ndërsa ende nuk ka ndonjë pistë hetimi për t’i gjetur vrasësit, të cilët kanë qenë me maska e motoçikletë.
Sipas informacioneve fillestare, sulmuesit me maska kanë gjuajtur mbi 20 plumba në drejtim të dy shtetasve të Maqedonisë./KlanMacedonia