Site icon Telegrafi

“A janë ende bashkë Argjira dhe Graciano?” – Reagon nëna e balerinit

Nëna e Gracianos ishte në shtëpi për të surprizuar të birin gjatë spektaklit të kaluar, pas një rrëfimi prekës të tij për fëmijërinë.

Në një intervistë të dhënë së fundi për “Fan Club”, nëna e balerinit u shpreh se ishte prekur nga rrëfimi dhe lotët e tij.

Lexo po ashtu Rrëfimi i trishtë i Gracianos për babain: Kishte probleme me alkoolin, e kam pasur ëndërr të më shikonte në shfaqje, nuk erdhi kurrë

“E kam parë atë moment. Më ka prekur shumë, sepse di që ai është shumë i lidhur me ne, me mua personalisht, me motrën e tij. Dhe kjo gjë e bën që ta vrasë ndjenja që ka për ne, për familjen e tij.”– tha ajo.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

E ndërsa u pyet rreth lajmeve për një krisje mes Gracianos dhe Argjirës, ajo nuk preferoi të prononcohej.

“Nuk jam unë personi që të jap një mendim, ose një aprovim. Sepse Graciano ka hyrë për të luajtur në atë lojë dhe ka hyrë fuqishëm dhe pikësynimi kryesor është që ai të forcohet dhe të vazhdojë lojën e tij dhe pse jo të jetë fitues i asaj loje.”

“Argjira e dinte që unë do hyja në shtëpinë e Big Brother VIP dhe më ka ndjekur. Respekti ynë është shumë i fortë ndaj njëra-tjetrës, këtë dua të them. Kjo është gjëja kryesore që unë kam ndaj saj.”– tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version