Site icon Telegrafi

Janë dorëzuar amendamentet për azilin e Gruevskit në raportin mbi Maqedoninë

Foto: Arkiv

Grupi i socialdemokratëve evropian dhe të gjelbërtit dërguan amendamente për arratisjen e Nikolla Gruevskit në raportin mbi Maqedonisë,  ku do të votohet javën e ardhshme.

Raporti për Maqedoninë u miratua nga Komiteti i Punëve të Jashtme pak javë më parë, por zhvillimet e fundit të ngjarjeve me arratisjen e  Nikolla Gruevskit në Hungari nxitën socialdemokratët dhe të gjelbërtit të dërgojnë amendamente tjera në rezolutën e raportuesit Ivo  Vajgl, për të cilin Kuvendi Evropian do të votojë në seancë plenare më 29 nëntor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Beson se procesi legjislativ i Maqedonisë duhet të vazhdojë në përputhje me procedurat në vend dhe Nikolla Gruevski duhet të përgjigjet  para sistemit gjyqësor të Maqedonisë; i bën thirrje Hungarisë, si anëtare e BE-së të respektojë sundimin e së drejtës, që është princip  fondamental i Bashkimit Evropian, për vendet anëtare dhe vendet kandidate, dhe të ekstradojnë Nikolla Gruevskin në Shkup, pret nga të  gjitha palët e përfshira të sillen sipas ligjeve të brendshme dhe ndërkombëtare, thekson se këto procese gjyqësore nuk duhet të  politizohen”, thotë një amendament i socialdemokratëve.

Ata në amendament tjetër kërkojnë raporti gjithashtu të cek ‘në proces transparent gjyqësor, Nikolla Gruevski është dënuar nga gjykatat e  Maqedonisë për keqpërdorim të funksionit për dy vite burg, dhe se më shumë gjykata e vërtetuan vendimin dhe hyri në fuqi që kur u  shfrytëzuan të gjitha të drejtat në ankesë, se i akuzuari në katër lëndë tjera penale dhe pesë hetime penale është i përfshirë”,  shkruajnë socialdemokratët evropian.

Sa i përket grupit kuvendar të të gjelbërve, është ngritur nga ana e Judith Sargentini, raportuesja e Kuvendit Evropian për sundimin e  së drejtës në Hungari që thotë: Fton autoritetet hungareze që të japin të gjitha informacionet dhe shpjegimet përkatëse lidhur me  rastin e ish-kryeministrit Gruevski i cili u largua nga vendi i tij me mbështetje të fshehtë diplomatike nga Hungaria për të shmangur  dënimin me burg; e konsideron këtë si një rast ndërhyrjeje në punët e brendshme të IRJM-së dhe, në veçanti, një akt përbuzje për  gjyqësorin dhe sundimin e ligjit në këtë vend; vëren kërkesat e ekstradimit nga autoritet në Shkup dhe pret që Hungari të veprojë në  mënyrë rigoroze në përputhje me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj kërkesa, thotë amendamenti i të gjelbërtëve.

Tash për tash nuk dihet nëse këto amendamente do të mbështeten nga deputetët evropian javën e ardhshme, por burime nga Kuvendi Evropian për AIM thonë se pritet se do të ketë shumicë për amendamentet e socialdemokratëve, duke përfshirë vota nga Partia Evropiane Popullore, përveç, deputetëve hungarez.

Amendamenti i të gjelbërve vlerësohet “si më pak i balancuar” dhe “tepër i ashpër’ dhe për këtë është vështirë të merret përkrahje nga deputetët evropian, thonë burime nga Kuvendi Evropian për AIM./Telegrafi/

Exit mobile version