Site icon Telegrafi

Jançev: Udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së është hipokrite

Mitro Jançev, kryetari i Komunës së Kavadarit, i cili u përjashtua nga radhët e OBRM-PDUKM-së, dhe i cili javën që kaloi kishte realizuar një takim me kryeministrin Zoran Zaev, tha se ndonjëherë mediat keq e interpretojnë këtë takim, njofton “Veçer”.

“Interpretimi i medias ndonjëherë është i keq. Ndihma ime dhe e Nikolla Todorovit është në drejtim të sfidave me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë. Ndihma nuk është personale për Zoran Zaevin, ne vetëm po synojmë të mos e lënë Maqedoninë të shembet si në vitin 2001. OBRM-PDUKM duhet të përpiqet drejt Maqedonisë e cila do të bëhet pjesë e aleancës perëndimore dhe pjesë e familjes evropiane, këto janë aspiratat e mija”, tha Jançev.

Ai shtoi se takimi i tij me Zaevin asnjëherë s’ka qenë i fshehtë, dhe se edhe në të kaluarën janë takuar dhe se do të ketë edhe në të ardhmen.

“Si anëtar i OBRM-PDUKM-së i mbështes të gjitha protestat kundër politikës jo të mirë të LSDM-së. Përkundrazi, kurrë nuk do të bashkohem me protesta e rrejshme që janë vetëm një skenar për mbulimin e politikës shkatërruese dhe fshehjen e hipokrizisë së udhëheqësve së OBRM-PDUKM-së “, tha Jançev.

Për marrëdhëniet me deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët e shkarkuan nga posti i nënkryetarit, ai tha se është vetëm i shkarkuar nga funksioni, por nuk është i përjashtuar nga radhët e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Exit mobile version