”Prokuroria Speciale Publike duhet që të punoje në mënyrë të paanshme dhe profesionale dhe të ndaloj që të luaj në notat e Zoran Zaev dhe artikullshkruesve të caktuar në mediet e financuara nga Sorosi” potencoi ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski.
“Prokuroria Speciale Publike duhet që të punoje në mënyrë të paanshme pasi që u përkrah nga të gjitha subjektet politike.
Duhet që të punoje në mënyrë profesionale dhe të gjitha hapat e saj, paditë e saj, t`i bazoje në dëshmi, në bazë të dëshmive materiale, nëse këtë gjë e bëjnë pjesërisht do ta kthejnë autoritetin”, deklaroi Janakieski, njofton Zhurnal.
Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike përmes aksionit “Titanik” kërkoi paraburgosjen e disa të dyshuarve për mashtrime zgjedhore, midis të cilëve edhe Janakieskit, por Gjykata e mohoi një kërkesë të tillë./Telegrafi/