Telegrafi

Janakieski: Jam i pafajshëm (Video)

Edhe ish-ministri Mile Janakieski shfajësohet duke thënë se është i pafajshëm dhe se Prokuroria Speciale Publike është e ndikuar nga LSDM-ja e Zoran Zaevit, njofton Telegrafi.

”PSP në disa raste është dëshmuar se punon me instruksione të LSDM-së. Kujtojë një deklaratë të Zoran Zaevit kur tha se gjatë periudhës së ardhshme do të ketë kërkesë për paraburgim, aktakuzë e kështu me radhë. Dhe vetëm pas disa ditëve PSP e bëri pikërisht atë që e paralajmëroi Zoran Zaev. Do të thotë se PSP funksionon si dorë e shtrirë e LSDM-së. Kështu është shprehur ish ministri për transport  dhe lidhje, Mile Janakieski, njëri prej të dyshuarve në rastin “Titanik” në një intervistë të tij për televizionin Nova” tha në mes tjerash ish ministri Mile Janakieski./Telegrafi/