Interi thuhet se ka siguruar shërbimet e Jamie Vardyt për një shumë prej 24 milionë euro.
Calciomercato raporton se Interi bërë ofertë prej 24 milionë eurosh e cila është pranuar nga Leicesteri.
Gjithnjë sipas burimit të mediumit italian, lojtari ka qenë insistuesi për këtë, pasi gjithmonë ka ëndërruar të luaj në Inter.
Në këtë vendim ka ndikuar edhe Roberto Mancini, teksa pritet vetëm fundi i sezonit për të komunikuar marrëveshjen.
Për Interin ky do të ishte përforcimi më serioz pas sezonit të mrekullueshëm që Vardy pati në Ligën Premier. /Telegrafi/