Telegrafi

James ul kërkesat për pagë që të largohet nga Reali

James Rodriguez (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

James Rodriguez planifikon që në sezonin e ardhshëm të mos luajë në Santiago Bernabeu.

Mesfushori kolumbian u transferua me bujë të madhe te Real Madridi në vitin 2014, mirëpo nuk arriti t’i plotësonte pritshmëritë.

Për një sezon ka qenë i huazuar te Bayern Munichu, ndërsa pas kthimit te Los Blancos nuk ka gjetur hapësira të duhura për lojë.

(Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Për këtë arsye, ai dëshiron një klub ku do të luajë më shumë dhe këtë ia mundëson Evertoni.

Lexo po ashtu James: Tentova të largohem, Real Madridi nuk më lejoi

James ka vendosur që t’i ulë kërkesat e tij për pagën e lartë, në mënyrë që ta realizojë largimin nga Reali dhe skuadra e Carlo Ancelottit është një opsion i mirë. /Telegrafi/