Telegrafi

James tregon se ku do të luaj në sezonin e ri

Mesfushori me tipare sulmuese, James Rodriguez ka folur për të ardhmen e tij.

James Rodriguez nuk pritet të shkojë askund në afatin kalimtar të kësaj vere.

Mesfushori kolumbian ka refuzuar një ofertë prej 85 milionë euro, pasi ka në plan për të konkurruar për një vend në formacionin titullar te Mbretërit.

“Unë jam duke shkuar për të luftuar për minuta në Real Madrid. Kjo është ëndrra ime. Jam duke shkuar për të qëndruar në Real Madrid”, deklaroi Rodriguez për Marca, transmeton Telegrafi.

“Dua të kem sukses këtu. Unë e di se ka pasur një ofertë prej 85 milionë për mua, por nuk jam duke u larguar”, mesfushori kolumbian. /Telegrafi/