Telegrafi

James tregon arsyen e qëndrimit te Reali

James Rodriguez ka folur haptas rreth arsyes së vërtetë të qëndrimit të tij në Spanjës.

Mesfushori kolumbian ka deklaruar se është i lumtur te skuadra madrilene për atë edhe ka qëndruar në skuadër, ku dëshiron të qëndroj gjithmonë.

“Familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur në Madrid dhe në ekip”, ka deklaruar fillimisht James Rodriguez.

“Unë do të luftoj për të qëndruar përgjithmonë këtu”, përfundoi mesfushori kolumbian.

Ndryshe, ish-futbollisti i Monacos dhe Portos ishte ndër futbollistët më të mirë në ndeshjet e fundit të ‘Los Blancos’. /Telegrafi/