Problemet më të mëdha këtë edicion te Real Madridi padyshim që i ka pasur James Rodriguez.
Kolumbiani nuk ka treguar pothuajse asgjë këtë edicion dhe do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.
24-vjeçari ka humbur vendin në formacionin titullar dhe ka paralajmëruar largimin nga klubi mbretëror.
E ardhmja e tij mund të jetë në Angli, ku së fundmi kampioni aktual Chelsea është futur në garë për të.
Në Angli është raportuar se skuadra bardh e kaltër është e gatshme të ofrojë 50 milionë euro për transferimin e Rodriguezit në Londër. /Telegrafi/