Site icon Telegrafi

James takohet me Insignen, një detaj gjatë shtrëngimit të duarve i bëri shumë të qeshin

Lorenzo Insigne, ylli i ri i Torontos në MLS, është takuar me yllin e NBA LeBron James, por një detaj në veçanti tërhoqi vëmendjen dhe i bëri shumë të qeshin.

Takimi është zhvilluar në një restorant në qytetin kanadez dhe ku italiani ka shtrënguar ngrohtësisht duart me superyllin e Los Angeles Lakers, i cili më pas ka përshëndetur edhe fëmijët e tij.

Insigne është vetëm 163 centimetra e gjatë dhe dukej si miniaturë në krahasim me Jamesin që është i gjatë 203 centimetra.

Por ishte një detaj veçanërisht mbresëlënës kur ata shtrënguan duart.

Dora e italianit dukej si një fëmije kundër James dhe fotoja u bë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar shumë komente dhe shaka.

30-vjeçari mbërriti në Toronto si lojtar i lirë nga Napoli dhe nënshkroi një kontratë katërvjeçare me klubin e MLS. /Telegrafi/

Exit mobile version