Site icon Telegrafi

James Rodriguez zbulon se përse refuzoi transferimin te Napoli

Pasi i përfundoi huazimi te Bayern Munich, James Rodriguez u rikthye te Real Madridi në verën e kaluar, por problemet ishin aty.

Anësori kolumbian vazhdon të mos luajë titullar te Los Blancos, pasi Zinedine Zidane nuk e sheh pjesë të planeve të tij.

Por, James ishte shumë afër të largohej në verën e kaluar nga Santiago Bernabeu, shkaku që Carlo Ancelotti e dëshironte atë te Napoli, para se të kalonte te Evertoni.

Kolumbiani ka zbuluar se ai ka pranuar ofertë nga klubi italian, mirëpo e refuzoi atë shkaku që nuk ishte e mirë.

“Ishte një ofertë nga Italia, por nuk ishte bindëse dhe prandaj e refuzova”, ka thënë James.

“Në atë kohë, agjenti Jorge Mendes më tha se Real Madridi e kishte telefonuar atë se kishin një ofertë nga Kina”.

“Unë i thash menjëherë atij se nuk isha gati të shkoja në Kinë, pasi e ndjejë se mund të jap më shumë për futbollin në Evropë”, ka shtuar më tej lojtari.

James Rodriguez mund të kalojë tani te Evertoni, shkaku që Ancelotti është trajner i skuadrës dhe ka raporte të shkëlqyera me italianin. /Telegrafi/

Exit mobile version