Telegrafi

James Rodriguez refuzon transferimin te Arsenali

James Rodriguez (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Mesfushori kolumbian i Bayern Munichut, James Rodriguez, thuhet se ka refuzuar huazimin e tij te Arsenali në këtë afat kalimtar të dimrit.  

Arsenali thuhet se kishte bërë ofertën e tyre për të nënshkruar me kolumbianin James Rodriguez.

Topçinjtë shpresonin që ata të mund të merrnin lojtarin e Real Madridit në një marrëveshje huazimi këtë dimër.

Lexo po ashtu Emery e dëshiron Jamesin si zëvendësues të Ozilit te Arsenali

James është në huazim te Bayerni që nga fillimi i sezonit të kaluar, por ai është paraqitur vetëm pesë herë këtë sezon në Bundesliga.

Megjithatë, rrjeti televiziv ESPN raporton se ylli kolumbian nuk ka asnjë nxitim për të vendosur të ardhmen e tij këtë muaj.

ESPN pretendon se 27-vjeçari do të marrë një vendim për lëvizjen e tij të karrierës së tij vetëm në afatin kalimtar të verës.

Lexo po ashtu Katër destinacione të mundshme për James Rodriguezin

Kjo pasi huazimi i tij përfundon atëherë dhe ai mund të kthehet në Real Madrid, pasi Bavarezët nuk mendohet se do ta shfrytëzojnë të drejtën e blerjes.

Për Rodriguezin interesim ka shprehur edhe Napoli, Manchester Unitedi dhe Juventusi, ku thuhet se ndërmjetësues i kësaj marrëveshje mund të jetë agjenti i njohur Jorge Mendes. /Telegrafi/